LAJMI I FUNDIT:

Atalanta paralajmëron Juventusin për mesfushorin Koopmeiners

Atalanta paralajmëron Juventusin për mesfushorin Koopmeiners

Shefi ekzekutiv i Atalantas, Luca Percassi, këmbëngul se klubi që ai drejton “kurrë” nuk e ka menduar shitjen e Teun Koopmeiners, që është objektiv i Juventusit. 

Percassi foli për mediat të mërkurën gjatë konferencës për shtyp të nënshkrimit të ri, Ben Godfrey, qendërmbrojtës i Evertonit.

Disa media në Itali pohojnë se Juventus tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me Koopmeiners, por Atalanta nuk dëshiron të shesë për më pak se 60 milionë euro. Percassi, megjithatë, këmbënguli se mesfushori holandez nuk është fare në shitje.


Siç raportohet nga Gianluca Di Marzio, Percassi tha se një shitje e mundshme e Koopmeiners “nuk ka qenë kurrë në planet e klubit” pasi holandezi “është thelbësor për klubin tonë”.

Koopmeiners u detyrua të humbasë EURO 2024 për shkak të një dëmtimi. Në mars, ai zbuloi se donte të largohej nga Atalanta në fund të sezonit.

Interi dhe Juventusi konsiderojnë ofertën e ‘stilit Tonali’ për transferimin e Gudmundsson
Lexo po ashtu Interi dhe Juventusi konsiderojnë ofertën e ‘stilit Tonali’ për transferimin e Gudmundsson

Juventusi ka vënë në treg disa lojtarë për të rritur buxhetin e tyre të transferimeve dhe për t’i bërë një ofertë zyrtare Aalantas për mesfushorin holandez.

Gjigantët e Serie A kanë njoftuar tashmë dy mesfushorë të rinj qendrorë, Khephren Thuarm dhe Douglas Luiz, por Thiago Motta dëshiron të punojë edhe me Koopmeiners në sezonin 2024/25. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori