Juventusi ka fituar në udhëtim te Atalanta me rezultat 3-1 ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Serie A.

Zonja e Vjetër ka arritur të fitojë me rikthim një ndeshje të madhe në udhëtim te Atalanta, fitore e cila e ka ngritur në plus pesë pika nga ndjekësi i parë, Interi.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Robin Gosens (56') për vendasit, ndërsa Gonzalo Higuain (74', 82') dhe Paulo Dybala (90+) për mysafirët.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshje ishte sulmuesi argjentinas, Higuain, i cili pas dy golave dhe një asistimi u notua me 8.9.

Higuain vs Atalanta Gonzalo Higuain (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin e vendasve, Pierluigi Gollini që u vlerësua me notë 5.5.

Për 90 minuta në këtë takim luajti edhe mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, i cili pati paraqitje të mira dhe u notua me 6.4.

Atalanta:

notat juve e1574525313213

Juventus:

notat juve 1 e1574525334465

/Telegrafi/

telegrafi sport app