Këngëtari shqiptar Gena, ka dhjetë vjet që është bashkë me gruan Loretën.

Përveç se është bashkëshortja e këngëtarit, njëkohësisht është edhe menaxherja e tij.


Këtë javë, ata vijnë në Prive për të treguar historinë e tyre të dashurisë, të panjohur për publikun deri më tani.

Gena dhe Loreta, janë njohur 10-të vjet më parë në një lokal ku këngëtari do të performonte, e Loreta ishte në publik.

Siç rrëfen çifti, gjithçka ishte dashuri në shikim të parë!