LAJMI I FUNDIT:

Astronauti që eci për herë të parë në hapësirë

Astronauti që eci për herë të parë në hapësirë

​Edward White më 3 qershor të vitit 1965, eci për herë të parë në hapësirë.

Astronauti amerikan White doli nga sonda “Gemini” në një lartësi prej 216 km mbi tokë. I lidhur në anijen kozmike me një tub prej shtatë metrash që i siguronte oksigjen dhe komunikim, White përdori një mjet të veçantë dore për të manovruar në hapësirë.

Edhe pse dalja nga anija ishte parashikuar vetëm për 12 minuta, White, i kënaqur nga kjo eksperiencë, e zgjati ecjen në hapësirë deri në 20 minuta.


Drejtorit të udhëtimit në Hjuston iu desh ta urdhëronte astronautin të kthehej përsëri në anije. Ecja në hapësirë në 1965, tregoi se njerëzit mund të punonin në një mjedis armiqësor jashtë anijes së tyre të hapësirës.

Jo më shumë se dy vjet mbas kësaj ngjarjeje historike, Asronauti Edward White vdiq nga zjarri ndërkohë që përgatitej për një mision tjetër në hapësirë./kp/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Azia
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën

Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën "krim i rëndë" që pritet të dështojë

Botë
Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Evropa
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Kalo në kategori