Astronautët e NASA-s me kapsulën SpaceX mbërrijnë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar
Një ditë më parë, SpaceX dërgoi katër astronautë të NASA-s në një fluturim në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS), dhe ata arritën atje sot.
Kapsula SpaceX Crew Dragon me katër astronautë - tre amerikanë dhe një japonez - zbarkoi në ISS 27 orë pasi u lëshua nga qendra Cape Canaveral e NASA-s në Florida, transmeton Telegrafi.
Kur u lidhën, SpaceX Dragon dhe ISS udhëtuan me të njëjtën shpejtësi prej rreth 27,350 km / orë.
Stacioni hapësinor, një laborator orbital i vendosur rreth 400 kilometra mbi Tokë, do të jetë shtëpia e tyre për gjashtë muajt e ardhshëm.
Kreu i NASA-s për udhëtimet në hapësirë, Kathy Lueders, tha se ishte krenare për astronautët.
Në ekuipazh përfshihen komandanti Mike Hopkins dhe dy astronautë të NASA-s: piloti i misionit Victor Glover dhe fizikanti Shannon Walker. Ata u bashkuan me astronautin japonez Soichi Noguchi, të cilit ky është udhëtimi i tij i tretë në hapësirë pasi më parë fluturoi me anijen amerikane në vitin 2005 dhe Soyuz në vitin 2009.
Një astronaut amerikan dhe dy kozmonautë rusë kanë qenë në stacionin hapësinor që nga misioni i mëparshëm. /Telegrafi/






























