Astma tek fëmijët: Metodat natyrale për të mbajtur nën kontroll sëmundjen dhe krizat e saj
Rastet e astmës dhe rinitit janë dyfishuar në 30 vitet e fundit dhe në përgjithësi, të gjitha çrregullimet e frymëmarrjes janë në rritje që nga viti 1985. Kështu thotë një hulumtim i Institutit të Fiziologjisë Klinike në Këshillin Kombëtar të Kërkimeve të Pizës
Fajtorë janë ndotja, por edhe stili jo i shëndetshëm i jetesës që prek veçanërisht fëmijët. Dhe gjithashtu shkaqet gjenetike.
Në veçanti, astma është një nga sëmundjet më të zakonshme gjatë foshnjërisë, një patologji kronike shumë e përhapur mes të vegjëlve që ndikon në cilësinë e jetës dhe shumicën e rasteve, manifeston simptomat e saj gjatë 4 viteve të para të jetës
së fëmijës.
Çfarë është astma?
Astma karakterizohet nga një ngushtim kalimtar i traktit të frymëmarrjes, gjë që e vështirëson frymëmarrjen, e shkaktuar kryesisht nga tkurrja e muskujve të bronkeve, pezmatimi dhe ënjtja e mukozës bronkiale dhe rritja e sekretimit të mukusit.
Shkaqet e astmës tek fëmijët
Astma mund të jetë me natyrë alergjike ose infektive. Ndërsa në rastin e parë alergjenët mund të jenë pluhuri, poleni, qimet e kafshëve ose disa ushqime, në rastin e dytë astma mund të shkaktohet nga viruset që sulmojnë traktin respirator. Në disa raste, edhe disa medikamente, i ftohti dhe sforcimet fizike mund të përcaktojnë fillimin e astmës.
Simptomat e astmës tek fëmijët
Frymëmarrje e sforcuar, kollë e thatë, shtrëngim në gjoks dhe ndjesi mbytjeje: këto janë simptomat kryesore që karakterizojnë astmën. Në raste më të rënda, personat me astma shfaqin vështirësi edhe në të folur dhe në kryerjen e aktiviteteve normale ditore.
Disa fëmijë mund të manifestojnë vështirësi në frymëmarrje për shkak të një episodi bronkoliti: në këtë rast, astma tenton të përsëritet në rast të infeksioneve virale dhe në përgjithësi zhduket rreth moshës 10-13 vjeçare. Në rastin e astmës së shkaktuar nga alergjenët e pranishëm në shtëpi siç janë pluhuri ose qimet e kafshëve, është e mundur që fëmijët të vuajnë nga kjo patologji edhe gjatë moshës së rritur.
Si dallohet një krizë astme
Krizat e astmës, sidomos nëse janë akute, në përgjithësi paraprihen nga një rritje e shpeshtësisë dhe intensitetit të kollës, gulçim, shtrëngim i gjoksit, shpatullave të ngritura përpara dhe vështirësisë në frymëmarrje. Në përgjithësi, fëmija shfaqet nervoz dhe i shqetësuar.
Pasojat e astmës në jetën e një fëmije
Fatkeqësisht, astma është një patologji që mund të ndikojë shumë në jetën e fëmijëve dhe t’i bëjë ata të humbasin shumë ditë shkolle, për shkak të fillimit të simptomave. Për të mos përmendur që fëmijët me astmë mund të kenë vështirësi në vrapim, ndonjëherë për shkak të simptomave, ata nuk mund të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme bashke me moshatarët e tyre dhe mund të përjetojnë shqetësime të gjumit.
Sidoqoftë, kufizimet nuk duhet të rrezikojnë të krijojnë vështirësi në marrëdhëniet e fëmijëve me bashkëmoshatarët e tyre: është e rëndësishme të ndihmoni fëmijën astmatik të ketë gjithmonë siguri dhe vetëbesim.
Medikamente natyrale dhe këshilla të dobishme kundra astmës tek fëmijët
Edhe nëse është një sëmundje kronike, mund t’i mbani simptomat nën kontroll dhe të mos pengoni fëmijët nga procesi i socializmit dhe kohës së lirë, këshillon Living.
Le të shohim cilat janë disa metoda natyrale për të mbajtur nën kontroll astmën tek fëmijët:
-Shpesh ekziston tendenca që fëmijëve me astmë të mos u lejohet të praktikojnë ndonjë sport nga frika se mund të shkaktojë ndonjë krizë: në realitet, jeta sedentare është po aq e rrezikshme sa dhe ushqyerja jo e duhur ose ekspozimi ndaj duhanit, edhe pasiv.
-Ndër sportet më të përshtatshme për fëmijët që vuajnë nga astma janë noti dhe lojërat në ekip që mund të praktikohet pa përpjekje të tepërta që përfshijnë disa pushime. Noti gjithashtu përmirëson frymëmarrjen, rezistencën fizike dhe qëndrimin e të vegjëlve.
– Më mirë evitoni vrapin, sidomos kur është shumë impenjativ tek fëmijët.
– Studime të ndryshme kanë treguar se mali është një alternativë e shëndetshme dhe natyrale për të vegjlit që vuajnë nga astma. Ajri i pastër mund t’i ndihmojë fëmijët të mbajnë nën kontroll krizat. Gjatë stinës së ngrohtë, nëse është e mundur, shëtitini ata në ajër të pastër.
– Gjatë dimrit, mos i ekspozoni fëmijët ndaj të ftohtit dhe erës. Kujdes me veshjet në mënyrë që të mos rrezikojnë kriza të frymëmarrjes.
– Përdorni pëlhura antibakteriale, sidomos në rastin e dyshekëve dhe jastëkëve.
-Mësoni si të përdorni aerosol-ët në mënyrë korrekte; shpesh kur fëmijët janë të vegjël, moskontrolli i astmës mund të jetë për shkak të gabimeve në administrimin e ilaçeve për thithje.
– Në rastin e një sulmi astme, ruani qetësinë që të mos e trembni fëmijën, mos e lini vetëm, vendoseni në një pozicion që i lehtëson frymëmarrjen dhe jepini ilaçin e rekomanduar nga mjeku. Nëse brenda 10 minutave fëmija nuk shfaq ndonjë përmirësim, kontaktoni mjekun ose çoni fëmijën në spitalin më të afërt.
– Kontrollojeni rregullisht fëmijën tek pediatri për të vlerësuar në vazhdim terapinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje