Çështja e Asociacionit, dialogu me Serbinë, qasja e ndërmjetësit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak e zhvillime tjera ishin temë diskutimi me deputeten e lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.
Deputetja e LVV në një intervistë në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu tha se Asociacioni me kompetenca ekzekutive është hequr nga tavolina.
Ajo tha se tha se janë në pritje për ta dorëzuar një model alternativ si Qeveri e Kosovës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa shtoi se pala serbe është ajo së cilës nuk po i konvenon që të ketë marrëveshje në kuadër të Asociacionit.
“Serbisë nuk po i konvenon të ketë marrëveshje në kuadër të Asociacionit dhe kjo është arsyeja pse po e shkel krejt marrëveshjen e darkodimit që është arritur në kuadër të këtij procesi. Tash jemi duke pritur ta dorëzojmë një model alternativ si Qeveri e Kosovës dhe vetë kryeministri disa herë ka deklaruar se është i gatshëm ta përgatis këtë model.
Kryeministri ka qenë shumë kreativ në proces të dialogut pasi çdo herë në tavolinë ka pasur modele alternative që i ka ofruar në mënyrë që dialogimi të ketë shtrirje më të mirë”, tha Kryeziu-Hyseni.
Deputetja e LVV-së tutje deklaroi se partia e saj në vazhdimësi është munduar që ta bëjë të qartë se “themelimi i Asociacionit nuk është tema më e rëndësishme për të cilën duhet të shpenzohet gjithë kjo kohë dhe gjithë kjo energji”.
“Sa i përket dialogut, LVV e ka shprehur në vazhdimësi qëndrimin e saj, njëjtë si Qeveria dhe mazhoranca në Kuvend. LVV është mjaft e qartë në atë se çfarë presim dhe çfarë kërkojmë nga ky proces. Jemi munduar në vazhdimësi që të bëjmë të kuptojmë se Asociacioni nuk është tema më e rëndësishme për të cilën duhet të shpenzohet gjithë kjo kohë dhe gjithë kjo energji”.
E pyetur për të komentuar kritikat e opozitës se LVV-ja ka ndryshuar qëndrimet me ardhjen në pushtet, Kryeziu-Hyseni tha se partia e saj vazhdon të jetë kundër Asociacionit dhe se e kanë hequr nga tavolina e diskutimeve Asociacionin me kompetenca ekzekutive e madje edhe termin Asociacion.
Sa i përket draft-statutit të prezantuar nga ekipi menaxhues në takimin e Brukselit, deputetja e mazhorancës tha se më shumë ka qenë procedurë protokollare.
E deputetja nga radhët e LVV-së ka folur edhe për deklaratën e Lajçakut se “mes Kosovës dhe Serbisë mund të ketë normalizim ose konflikt, Bashkimi Evropian po punon për të parën”.
Kjo është deklarata që përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dha javën e kaluar në Prishtinë, pasi takoi kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Një deklaratë e tillë për deputeten e pozitës Lajçak duhet ta bënte në Beograd e jo në Prishtinë.
Të mërkurën e ftuar në emisionin “Përballje” në Telegrafi, deputetja e mazhorancës deklaroi se është pala serbe ajo e cila po e bllokon procesin e dialogut dhe ka tendencë për ta çuar situatën drejt konfliktit.
“Kam kritika ndaj qasjes së Lajçakut me Kosovën sepse nëse ai kërkon ose konflikt ose normalizim me deklaratën e tij këtë duhet ta potencoj në Serbi e jo në Kosovë. Nëse është një palë që po e bllokon procesin dhe ka tendencë për ta çuar situatën drejt konfliktit është Serbia”, tha Kryeziu-Hyseni në intervistën me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu.
“Fakti që ne kemi treguar gatishmëri për ta pranuar propozimin franko-gjerman, t’i dorëzojmë komentet tona e të kërkojmë që ato komente të integrohen në kuadër të marrëveshjes, e kemi bërë këtë dhe e kemi pranuar marrëveshjen, kemi qenë të gatshëm për ta nënshkruar dhe jemi të gatshëm të ulemi e të diskutojmë për secilën pikë dhe t’i implementojmë aq sa neve na bie që ta zbatojmë këtë marrëveshje. Të njëjtën gjë nuk e po bën pala serbe. Kjo kritikën duhet të shkojë në Serbi pasi ajo në vazhdimësi po e shkel marrëveshjen dhe nuk po tregon gatishmëri për ta zbatuar asnjë pikë të asaj marrëveshje”.
Sipas saj, BE-ja nuk mund të vendosë bllokada për Kosovën tani sepse nuk është duke shkaktuar telashe në proces.
“Shihet mjaft qartë kush po e pamundëson dialogimin mes palëve dhe kush po kërkon që të dialogohet vetëm për një çështje që është në interes të tyre. Si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë ka shumë çështje më të rëndësishme të cilat mund të vihen në rend të diskutimit, nuk është Asociacioni e vetmja temë e rëndësishme”, u shpreh tutje deputetja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...
Sulmi ndaj KFOR-it, prokuroria rekomandon dy vjet burgim dhe 9 mijë euro gjobë për serbin Marko Dantiq
Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës