Në një rrëfim për emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit, gazetari redaktor atëherë i TVSH-së dhe reporteri ngjarjeve të mëdha të kohës, Asllan Bajrami, mes emocionesh dhe lotësh ka rikujtuar 24 marsin e vitit 1998, fillimit të luftës së hapur në Dukagjin, sulmet e mbi familjen Haradinaj dhe 24 marsin 1999 fillimit e sulmeve të NATO-s mbi caqet serbe në jugosllavi.
‘Ishin ditë të rënda ku morali nuk duhej assesi të mungonte. Ishin rrethana lufte. Nga terreni vinin lajme të rënda por edhe shpresëdhënëse. Fetnete Ramosaj ishte ajo që na i barte informacionet se çfarë po ndodhte në dukagjin. Kishte ndodhur Qirezi, Likoshani, Prekazi dhe tani lufta po përshkallëzohej, fronti i hap edhe në dukagjin. Asgjë s’kisha mundësi të bëja pa kolegët e mi gazetarë. Lufta ishte e pabarabartë dhe e rëndë. Rezistenca e familjes Haradinaj atë ditë në Gllogjan, po na forconte edhe ne që ishim jashtë Kosovës”, kujton Bajrami 24 marsin ’98.
Tutje gazetari i njohur Asllan Bajrami flet edhe për fillimin e sulmeve të NATO-s mbi Jugosllavi.
“Qarku kohor erdhi nga 24 marsi ’98 më 24 mars ’99. Aleanca NATO nisi aeroplanë nga baza e saj në Aviano. Ky ishte lajm i shumëpritur. Ka qenë ora 19:55 minuta kur nga pulti i Televizionit shqiptar, ishte sigla përmbyllëse e edicionit të lajmeve, kam marrë informacionin dhe menjëherë kam urdhëruar kolegen Besa Çeku, që ta kumtoi lajmin e shumëpritur. Rambuje kishte dështuar për serbët sepse ata nuk nënshkruan”, rrëfeu gazetari Bajrami mes lotësh, në ‘Alo Mirëmëngjesi’ tek Radio Dukagjini. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa