LAJMI I FUNDIT:

ASK sjell ekspertë ndërkombëtarë të mësimdhënies për samitin e arsimit “Kosovo Learning Summit 2019”

ASK sjell ekspertë ndërkombëtarë të mësimdhënies për samitin e arsimit “Kosovo Learning Summit 2019”

Pas dy samiteve tejet të suksesshme në fushën e arsimit, edhe këtë vit, American School of Kosova organizoi konferencën ndërkombëtare për mësimdhënës, për të tretën herë me radhë. Konferenca dy-ditore, me gjithsej 15 orë trajnimi, ku morën pjesë rreth 200 mësimdhënës nga e gjithë Kosova, u vlerësua si tejet profesionale dhe efektive.

“Është hera e tretë që marr pjesë në Kosovo Learning Summit; Është shumë e nevojshme për mësimdhënësit që të zhvillohen profesionalisht si dhe mundësi e shkëlqyer të krijojnë marrëdhënie profesionale përtej kufijve” shprehet Suzana Sllamniku, pjesëmarrëse.


Ky samit solli ligjërues të kualifikuar nga e gjithë bota, me përvojë me më shumë se 20 vjeçare në mësimdhënie. Disa nga ligjëruesit ishin: Steve Sostak nga Kina, Katherine Goetzke, Jennifer Navarre dhe Karin Martin nga Austria, Liam Hammer nga Shqipëria, Angela Taylor nga Arabia Saudite etj.

Përgjatë këtyre dy ditëve u zhvilluan rreth 30 punëtori me fokus rëndësinë e të mësuarit së bashku. Ndër të tjera, u theksua roli i përdorimit të platformës Twitter, si mundësi e shkëlqyer për t’u lidhur me mësimdhënës nga e gjithë bota.

Mësimdhënësit u inkurajuan që të ndajnë aktivitetet dhe punën e tyre të përditshme me këta ekspertë global, kështu duke zgjeruar rrethin e tyre profesional përtej mureve të klasës.

Kosovo Learning Summit (Samiti ndërkombëtar për mësimdhënës) u inicua nga drejtoresha e American School of Kosova, Shannon Bruce Ramaka, më 2017. Qëllimi kryesor i këtij samiti është zgjerimi i kapacitetit në mësimdhënie dhe rritjes së bashkëpunimit profesional në mes mësimdhënësve brenda dhe jashtë vendit. /Telegrafi/

Artikull i sponsoruar

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori