LAJMI I FUNDIT:

ASHMAA cakton minutat për reklamat politike për zgjedhjet në Maqedoni

ASHMAA cakton minutat për reklamat politike për zgjedhjet në Maqedoni

Në seancë publike, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele publikoi kodeksin zgjedhor në të cilin duhet të mbështeten mediat gjatë fushatës zgjedhore. Viktor Stojanov, udhëheqës i repartit për të drejtat e njeriut dhe edukimit mediatik pranë ASHMAA-s, thotë se për promovimin e kandidatëve, shumicës parlamentare dhe opozitës, i takojnë hapësirë nga 4 minuta, kurse një minutë për kandidatët të cilët nuk janë të përfaqësuar në Kuvend apo nuk kanë grup parlamentare.

“Në katër minutat e paguara për reklamë politike të shumicës do të transmetohet reklamimi i kandidatit për president dhe kandidatët për kryetarë komunash të përkrahur nga shumica. Në katër minutat e paguara për reklamë politike të opozitës do të emitohen reklamat për president dhe për kryetarë komunash, të opozitës. Ngelet një minutë ku do të përfshihen të gjithë kandidatët për kryetarë komunash të cilët përkrahen nga parti të cilat nuk kanë grupe parlamentare dhe për ata që nuk janë të përfaqësuar në Kuvend”, u shpreh Viktor Stojanov, nga Reparti për të Drejtat e Njeriut dhe Edukimit Mediatik.

Viktor Shikov, udhëheqës i repartit për mbikëqyrje programore dhe administrative pranë ASHMAA-s, pohoi se mediumet të cilët do të transmetojnë debate televizive, realizojnë intervista dhe ngjarje në lidhje me zgjedhjet presidenciale apo lokale duhet ta respektojnë parimin e barazisë. Sipas tij, mungesat eventuale të ndonjë kandidati në debat ose intervistë, duhet të dihen, dëshmohen dhe publikohen.


“Pjesëmarrësit në zgjedhjet lokale dhe presidenciale duhet të jenë të prezantuara mbi parimin e barazisë. Duhet tu sigurohen kushte të njëjta për të gjithë për qasje në lajme, intervista, debate dhe programet informative aktuale”, tha Viktor Shikov, nga Reparti për Mbikqyrje Programore dhe Administrative.

Nga ana tjetër, kryetari i Agjencisë për Media Audio dhe Audiovizuele, Zoran Trajçevski thotë se gjatë kryerjes së procesit kontrollues nga ana e Agjencisë për Shërbime Mediatike dhe Audiovizuale, nuk është vërejtur ndonjë shkelje.

“Këshilli i ASHMA solli 11 vendime për vërejtje publike, prej të cilave dy për mos përmbushje të detyrës për transmetim të muzikës vendore gjatë ditës. Dy për mos përmbushjen e informacioneve të cilat duhet t’i marrin përdoruesit. Dy për transmetimin e pjesëve të emisioneve në gjuhë të huaj, pa siguruar përkthim në gjuhën maqedonase. Dy për mos-përmbushjen e kushteve për mbrojtje të të drejtave të fëmijëve, dhe një për mos-respektimin e transmetimit të produkteve. Një për mos-respektimin e teknikave të reja reklamuese dhe një për mos publikimin e impresumit”, deklaroi kryetari i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Zoran Trajçevski.

Sipas folësve, reklamimi pa pagesë për të cilin ngarkohet Radio Televizioni i Maqedonisë është i obliguar të kryhet në periudhën nga ora 16:00 deri në 23:00./Rtv21/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori