Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa shpreh keqardhje për gjuhën e urrejtjes, nxitjen në urrejtje ndëretnike, fashizmin dhe gjuhën denigruese në librin e Gjeografisë të vitit të dytë për gjimnazin e reformuar.
Nga atje si thonë se nuk mund të anashkalohet faktin se, në këtë mënyrë, po bëhet një përbuzje institucionale, me dijeni dhe përgjegjësi të ministrave të BDI-së, që ndër vite kanë lejuar një denigrim të tillë ndaj shqiptarëve nga institucionet shtetërore.
“Ne e përkrahim deklaratën e kryeministrit ku thotë se “maqedonasit nuk u çuan prej gjumit në vitin e largët 1944 dhe thanë se prej sot jemi maqedonas”, por ai dhe vartësit e tij, pra edhe ata argatë shqipfolës, duhet ta dinë se edhe ne shqiptarët nuk u çuam një ditë nga gjumi për të thënë se “prej sot nuk e kemi prejardhjen më prej ilirëve, por prej çerkezëve, romëve dhe turqve’, siç dëshiron ai t’ua mësojë fëmijëve maqedonas, shqiptarë dhe të tjerëve RMV. Ne nuk u zgjuam një ditë nga gjumi dhe qytetin ku u krijua alfabet i gjuhës shqipe, pra Manastirin, ta quajmë Bitolla, sepse institucioneve shtetërore nuk u pëlqyeka të quhet Manastir ose të pranojmë se kemi ardhur nga mali vetëm sepse dikush dëshiron të krijojë “Enciklopedi nacionale” dhe për këtë u pengojnë bashkëqytetarët e tyre shqiptarë.
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa duke marrë parasysh se flitet për reforma dhe koncept të ri për arsim fillor, ku rol primar do të ketë integrimi i lëndëve dhe botimi i librave të rinj kërkojmë, kërkon:
Të bëhet ndryshimi dhe plotësimi i ligjit për librat shkollorë. Konceptimi i librave shkollorë për nxënësit shqiptarë të realizohet nga autorë shqiptarë, duke marrë parasysh se gjuha shqipe është zyrtare dhe kemi kuadër profesional për këtë (mos të harrojmë se kemi universitete publike, ku krijohen kuadro për arsim fillor dhe të mesëm, dhe konkursi për librat e rinj të ketë formën ku do të pranohen minimum dy libra më të mirë nga dy gjuhët, që pastaj të mund të gërshetohen temat nga komisioni multietnik për cilësi më të mirë të librit”, thuhet në reagimin e ASH-AAA.
Nga ASH-AAA theksojnë se librat shkollorë janë mjete për ta njohur kulturën, traditën dhe identitetin e njëri-tjetrit e jo për ta mohuar e shtrembëruar atë me qasje destruktive.
Nga atje u bëjnë thirrje edhe profesionistëve, autorëve, përkthyese dhe redaktorëve shqiptarë, që mos bien pre e manipulimeve të këtilla dashakeqe për asnjë çmim t’i vendosin emrat e tyre nëpër libra të tillë, sepse ashtu bëjnë një krim në të cilin marrin përgjegjësi me përmasa historike./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri