Marco Asensio është futur në vitin e fundit të kontratës me Real Madridin dhe ende nuk ka pranuar rinovimin.

Në fakt drejtuesit e klubit madrilen nuk janë edhe shumë të interesuar ta mbajnë sulmuesin anësorë në skuadër, i cili nuk është një titullar fiks në formacionin e Carlo Ancelottit.


Gjatë ditëve të fundit është përfolur se trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka kontaktuar sulmuesin për ta bindur t'i bashkohet katalunasve në verë si transferim i lirë.

Asensio 3

Këto lajmë bën që shumë tifozë madrilen të reagojnë pasi do të konsiderohej si njëra nga tradhtitë më të mëdha në futboll, por vet Asensio ka shpjeguar gjithçka.

"As nuk e kam menduar të bashkohem me Barcelonën verën e ardhshme. Nuk mund t’iu jap një përgjigje tani".

Asensio 1

"Shumë miq më kanë thënë për lajmet që Barcelona dëshiron të nënshkruajë me mua. Kam marrë gati 200 mesazhe për këtë".

"Ka shumë fjalë dhe shumë gjëra që nuk i dimë. Në vitin 2023 do të jem në gjendje të nënshkruaj me çdo klub, pasi kontrata më përfundon", ka thënë Asensio. /Telegrafi/

telegrafi sport app