Arturo Vidal shpallet lojtar i vitit në Kili

Arturo Vidal është lojtari më i mirë në Kili për vitin 2016.
Kështu e kanë shpallur gazetarët sportive të shtetit kilian.
Vitin e kaluar ky çmim i takoi Claudio Bravos, i cili atëbotë ishte portier i Barcelonës, transmeton Telegrafi.
Vidal nga viti 2015 luan në skuadrën e Bayern Munichut ndërsa më parë ka luajtur edhe për Juventusin, Bayer Leverkusenin dhe Colo Colo.
Për kombëtaren kiliane ka pasur 86 paraqitje dhe ka shënuar 20 gola. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/12/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































