LAJMI I FUNDIT:

Arteta e do me çdo kusht, por bordi i Arsenalit po hezitojnë të nënshkruajnë me Calafiorin

Arteta e do me çdo kusht, por bordi i Arsenalit po hezitojnë të nënshkruajnë me Calafiorin

Vazhdon të jetë e paqartë e ardhmja e mbrojtësit qendror italian, Riccardo Calafiori.

Sipas David Ornstein, bordi i Arsenalit nuk është i bindur për nënshkrimin e Riccardo Calafiori kur ata tashmë kanë William Saliba dhe Gabriel Magalhaes si çiftin e parë të qendërmbrojtësve.

Mikel Arteta, megjithatë, beson se mbrojtësi i Bolognës mund të shtojë një dimension të ri në lojën e Arsenalit.


Çfarë po ndodh mes Arsenalit dhe Calafiorit? Fabrizio Romano me përditësim të rëndësishëm
Lexo po ashtu Çfarë po ndodh mes Arsenalit dhe Calafiorit? Fabrizio Romano me përditësim të rëndësishëm

Një tjetër qendërmbrojtës nuk do të dëmtonte sa i përket sigurimit të rezervave për Saliba dhe Magalhaes.

Kështu, Arteta ende po përpiqet të bëjë që bordi të ndryshojë mendje dhe të nënshkruajnë me qendërmbrojtësin italian për 50 milionë euro.

Pse transferimi i Calafiorit në Arsenal nuk është ende i kryer?
Lexo po ashtu Pse transferimi i Calafiorit në Arsenal nuk është ende i kryer?

Ornstein sugjeron gjithashtu se kufizimet buxhetore të Arsenalit mund të kërkojnë që klubi të shesë dy lojtarë, Oleksandr Zinchenko dhe Jakub Kiwior për të financuar një lëvizje për Calafiori.

23-vjeçari besohet se ka pranuar transferimin te Arsenali, edhe pse në garë për të janë edhe Chelsea dhe Juventus. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori