LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 16° rain

Artan Xhaka kthehet në banesën e tij në veri të Mitrovicës 24 vjet pas largimit

Artan Xhaka kthehet në banesën e tij në veri të Mitrovicës 24 vjet pas largimit

Mbi dy dekada i janë dashur familjes Xhaka që të kthehet në banesën e saj në Mitrovicën e Veriut, prej nga ishin larguar pas presioneve që i bënin serbët pas luftës. Prej asaj kohe, kjo familje nuk kishte reshtur përpjekjet që të kthehej në vendbanimin e tyre.

Kjo u bë e mundur vetëm pas një vendimi të Gjykatës Supreme, e cila vendosi në favor të familjes Xhaka e largoi uzurpatorin.

“Procesi ka qenë i vështirë. Kemi pasur vështirësitë tona pas luftës. Dihet që banorët e qytetit të Mitrovicës, sidomos të veriut janë përballur me shumë vështirësi sidomos të banimit”, thekson Artan Xhaka, qytetar i Mitrovicës se Veriut, të cilit i janë dorëzuar çelësat e banesës së tij.


Për shkak të pasigurisë së madhe, familja e tij së bashku me banorë të tjerë kishin mbetur të mbyllur gjatë kohës së luftës.

“Është një koincidencë. Gjatë luftës kemi qëndruar në këtë hapësirë, kemi banuar. Në banesë kemi qëndruar krejt kohën e luftës. Kemi mbet këtu dhe pasandaj s’kemi mundur me bë lëvizje me dal jashtë Kosovës.  Kështu që krejt luftën këtu e kemi kalu, bashkë me disa banorë shqiptar, 4 ose 5 kemi mbetur në këtë hyrjen tonë”, ka rrëfyer Xhaka, për RTK.

Për shkak të tensioneve që ishin të shpeshta dhe të mëdha në pjesën e veriut në vitin 2001, ata ishin tërhequr në pjesën jugore por që në pjesën veriore kishin filluar uzurpimet e banesave.

“Pastaj ka ndodh uzurpimi i pronës, i banesës tonë”, tha theksuar ai.

Familja Xhaka e kishte kaluar jetën nëpër banesa me qira në jugun e Mitrovicës, pasi proceset gjyqësore po zgjasnin.

Në nëntor të vitit 2023, Gjykata Supreme kishte nxjerrë aktgjykimin që prona i takon familjes Xhaka, por ish-uzurpatori nuk i ka dorëzuar çelësat deri tash në korrik.

Artan Xhaka i është kthyer jetës. Qyteti i duket më ndryshe, por i qetë dhe se po ecën lirshëm.

Në trend

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Deklarata e papritur e Olës për Gjestin: Çka të kisha bërë me thupër more djalë

Deklarata e papritur e Olës për Gjestin: Çka të kisha bërë me thupër more djalë

Magazina
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori