Arta Kabashi është ndër artistet shqiptare që njihet për talentin që ka.

Ajo për vite të tëra ka qëndruar aktive me prurjet muzikore, të cilat janë pritur mirë nga admiruesit e muzikës së saj.


Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka bërë të ditur se ka sjell projektin e shumëpritur nga fansat.

"Maje" mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producenti Mixey.

Në klip Arta shfaqet me veshje plot stil, duke theksuar kështu tipare e bujshme trupore, të cilat i xhiroi Imagine Films.

Që në minutat e parë të lansimit, "Maje" ka filluar të pëlqehet nga admiruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/