LAJMI I FUNDIT:

Arta Nitaj shijon fundvitin në New York

Arta Nitaj shijon fundvitin në New York
Arta Nitaj (Foto: Instagram)

Modelja nga Peja, Arta Nitaj, ka zgjedhur një destinacion të veçantë për të kaluar fundvitin.

Në postimet e reja që ka ndarë në rrjete sociale, ish-aktorja e “O sa mirë” tregon se momentalisht ndodhet në Manhattan, New York.

Ajo ka ndarë disa pamje mrekullueshme të vendit teksa duket se po kalon një periudhë të mirë.


Arta Nitaj (Foto: Instagram)

Ky udhëtim i Nitajt vjen pas pushimeve në Emiratet e Bashkuara Arabe, Dubai, ku qëndroi për një kohë të gjatë.

Të gjitha lajmet nga Arta Nitaj
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arta Nitaj

Krahas kësaj, artistja këtë periudhë ka qenë e angazhuar në disa videoklipe dhe për herë të fundit u shfaq në këngën e Dafina Zeqirit, “Murder on the dancefloor”.

Arta Nitaj (Foto: Instagram)

Ajo po ashtu sivjet ishte pjesë e videoklipit të Butrint Imerit të quajtur “Phantom”.

Arta ndërkaq ka lënë më anash paraqitjen në ekran dhe ka vite që nuk ka qenë aktive. /Telegrafi/