LAJMI I FUNDIT:

Arta Nitaj mohon të jetë takuar në Dubai me Romeo Veshajn: Nuk e njoh nga afër, nuk e kam takuar kurrë

Arta Nitaj mohon të jetë takuar në Dubai me Romeo Veshajn: Nuk e njoh nga afër, nuk e kam takuar kurrë
Foto: Arta Nitaj/Romeo Veshaj/Instagram

Në mesin e shumë spekulimeve që po qarkullojnë me të madhe në portalet shqiptare, javëve të fundit u ngrit një hipotezë e re sa i përket prezantueses Arta Nitaj.

U tha se ajo po shijon një romancë me aktorin e njohur, Romeo Veshaj. Shkas u bënë disa fotografi në të njëjtin vend të Artës dhe Romeos.

Ata të dy pozuan përpara një restoranti luksoz. Përkundër se intervalet e fotografive ishin me një diferencë prej disa ditësh, kaq iu mjaftoi një pjese të portaleve shqiptare.


Foto: Arta Nitaj/Instagram

E kontaktuar nga Prive, ajo zbuloi raportin e saj me Romeon, që siç pritej, nuk kishte lidhje me atë që thuhej në një pjesë të medias online.

“Një nga figurat publike shqiptare që nuk e njoh nga afër dhe nuk e kam takuar kurrë është Romeo. Thjesht kemi bërë foto në të njëjtin vend, tek restoranti “Namos”. Për Vitin e ri Romeo s’ka qenë në Dubai, pra nuk kemi festuar bashkë. Kam Romeon tim, unë Zhulieta” – u shpreh Arta.

Lajmi kryesor në këtë reagim, përpos demantimit është ai i lidhjes së Artës. Ajo duket se po e shijon një lidhje plot romancitet me Romeon e saj i cili s’është Veshaj!

Foto: Romeo Veshaj/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Eva Longoria shkëlqen në një fotosesion mahnitës dhe promovon projektin e ri me Disney+

Eva Longoria shkëlqen në një fotosesion mahnitës dhe promovon projektin e ri me Disney+

Magazina
Kalo në kategori