Modelja e njohur nga Klina, Arta Elezaj, që disa ditë ndodhet për pushime në Mal të Zi.

Derisa po shijon pushimet në një nga resortet luksoze, ajo nuk ka hezituar të jetë aktive me postime të ndryshme.


Bukuroshja shqiptare së fundmi ka ndarë disa fotografi të reja, në të cilat po ashtu ka vënë në pah linjat trupore.

artaelezaj 241801388 442162953831131 4902553120925248143 n Arta Elezaj (Foto: Instagram)

Me bikini të zeza e flokë të kapura me një shami të markës ‘Christian Dior’, ish-aktorja e “O sa mirë” duket në formë të mahnitshme.

Komplimentet krahas fotografive kanë qenë të shumta nga miqtë e ndjekësit që mban në Instagram.

artaelezaj 241851001 1735690393294193 6043921809113507506 n Arta Elezaj (Foto: Instagram)

Arta përndryshe në këtë udhëtim është e shoqëruar nga mikesha e saj e ngushtë, modelja Kejvina Kthella.

Yjet kanë filluar daljet së bashku që pas pjesëmarrjes në klipin e Kidës të quajtur, "Edhe Sa". /Telegrafi/