LAJMI I FUNDIT:

Art Abazi reagon pas publikimit të listës së subvencioneve nga Komuna e Prishtinës: Ky subvencion mund të quhet i turpshëm, i gatshëm për performancë falas

Art Abazi reagon pas publikimit të listës së subvencioneve nga Komuna e Prishtinës: Ky subvencion mund të quhet i turpshëm, i gatshëm për performancë falas
Art Abazi (Foto: Instagram)

Ditë më parë, Komuna e Prishtinës publikoi listën e subvencioneve për 56 personat që janë mbështetur financiarisht për të realizuar projekte nga shtëpia, me qëllim të argëtimit të popullit në këtë periudhë pandemie.

Kjo ka qenë një nga temat kryesore gjatë këtyre ditëve, e cila ka ngjallur debat të madh tek publiku dhe jo vetëm.

Edhe pse disa prej tyre u sqaruan përmes rrjeteve sociale, një reagim së fundmi e ka bërë edhe këngëtari Art Abazi, i cili është shfaqur kundër pagesave të tilla dhe se është vullnetar që të performojë falas.


Art Abazi (Foto: Instagram)

Ky është postimi i plotë i Art Abazit:

“Me gjithë respektin për artistët që janë të përfshirë në këtë listë, ky subvencion lirisht mund të quhet i turpshëm. Pse? Sepse shumica prej jush pothuajse konstant keni qenë të thirrur, angazhuar e të paguar nga Komuna jonë andaj për hir të këtij fakti është dashtë me u solidarizu me situatën në të cilën ndodhemi. Përndryshe të kërkohen mjete për fëmijët që e kanë të pamundur ndjekjen e mësimit online për shkak të mungesës së një laptopi e në anën tjetër të ndahen 1000 euro për katër receta kuzhine? Paradoks ma të neveritshëm nuk pasna pa.

Më falni. Me këtë rast, shpreh gatishmërinë time për një live performancë në kushte shtëpie pa asnjë kompenzim financiar pavarësisht që edhe une si artist modest kom nevojë për përkrahje ka Komuna jonë, sidomos kur një përkrahje e tillë ka mungu deri sot”.

https://www.instagram.com/p/B_QPXc6jDTl/

Ndërkaq, aktori Spahiu me anë të një reagimi të publikuar në rrjetet sociale tha se kostoja e organizimit të projektit për të cilin është subvencionuar ‘është shumë më e lartë se vlera e pranuar nga Komuna’. /Telegrafi/