Arsyeja pse Alejandro Garnacho zgjodhi të luante për Argjentinën pavarësisht se ka lindur në Spanjë

Ka qenë një fund i suksesshëm i sezonit për të riun e Manchester United, Alejandro Garnacho.
Talenti i mrekullueshëm jo vetëm që shënoi golin e parë në finalen e Kupës FA të Man United ndaj Manchester Cityt në maj, por ai e mbylli verën si kampion i Kupës së Amerikës pasi Argjentina mposhti Kolumbinë në vazhdime.
Garnacho bëri vetëm një paraqitje zëvendësuese gjatë turneut, ndërsa skuadra e tij vazhdoi të ngrinte trofeun, por gjërat mund të kishin shkuar në një rrugë shumë të ndryshme për ish-lojtarin e të rinjve të Atletico Madrid.
Në fakt, anësori mund të kishte ngritur një tjetër trofe të madh me Spanjën nëse do të kishte zgjedhur të luante për ta. Megjithatë, sulmuesi ka zbuluar saktësisht pse ai zgjodhi të përfaqësojë La Albiceleste, dhe është e vështirë të argumentohet me arsyetimin e tij.
Pavarësisht se ka lindur në Madrid dhe ka jetuar atje deri në transferimin e tij te Manchester United në vitin 2016, 20-vjeçari ka mbajtur gjithmonë besimin e tij se ishte argjentinas për shkak të marrëdhënies që ka me familjen e nënës së tij.
Duke folur për TyC Sports në 2023, Garancho shpjegoi: “Unë jam argjentinas. E gjithë familja e nënës sime është argjentinase, ata kanë jetuar gjithmonë atje. Dhe babai im është nga Spanja”.
“Ashtu si shkuan gjërat, familja e nënës sime u shpërngul në Spanjë dhe ajo takoi babanë tim atje dhe unë linda atje. Unë jam shumë i afërt me familjen e nënës sime, ne gjithmonë e kemi mbështetur kombëtaren që kur isha i vogël”.
“Nuk më duhej të mendoja dy herë sepse ndihem argjentinas, unë jam argjentinas. Ata besuan tek unë dhe kjo ishte e qartë për mua. Është një ekip i madh, është një mundësi e madhe dhe e gjithë familja është vërtet e lumtur dhe e më ka mbështetur nga minuta e parë”, shtoi më tej ai.
Edukimi spanjoll i sulmuesit ka nënkuptuar që sulmuesi është tallur nga tifozët për ‘përshtatjen e një theksi të rremë argjentinas’ në intervista. Argjentina do të përballet me Spanjën në ‘Finalissima’ në vitin 2025. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shokon Real Madridi, synohet shitja e yllit të klubit në verë

Zbulohet kërkesa e rëndësishme e Ancelottit të cilën Real Madridi ia refuzoi vazhdimisht

Barcelona kontakton agjentin e top sulmuesit nigerian para një lëvizje në verë

Tre lojtarë të Real Madridit do të festojnë largimin e Carlo Ancelottit

Conceicao do të japë dorëheqje nëse fiton Kupën e Italisë me Milanin

Trent Alexander-Arnold thyen heshtjen pasi fitoi Ligën Premier me Liverpoolin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm