Derbi i Mançesterit, pas ndeshjes ka degjeneruar në një zënkë të madhe mes lojtarëve dhe stafit dhe arsyeja e kësaj është ngacmimet që u bënë ndaj Zlatan Ibrahimovic.

Shumë nga skuadrat mysafire futen në tunel me qetësi të madhe dhe pasi kanë shënuar fitore.


Por anëtarët e Manchester Cityt, stafi i trajnerëve kanë qenë shumë euforik pas ndeshjes, duke e ngacmuar sulmuesin suedez të Djajve.

"Ibra, ti flet shumë, por lëvizë shumë pak”, mësohet t’i kenë thënë lojtarit.

GettyImages 889519032 Zlatan Ibrahimovic u fut vetëm në fund të ndeshjes /Getty Images)

United e mori këtë si provokim dhe në zënkë u futën hiq më pak se 20 njerëz.

Shishet e plastikës, ushqimet, por edhe grushte nuk munguan në këtë zënke.

Më vonë skuadra e Pep Guardiolas u fut në dhomën e zhveshjes, duke festuar avantazhin e krijuar prej 11 pikësh ndaj United, dhe aty u fut në lojë Jose Mourinho, i cili kërkoi më shumë respekt nga mysafirët.

nintchdbpict000372456775 e1512994150950 Arteta kur erdhi në qendrën stërvitore

Fjalët e tij nuk i mori mirë portieri i Cityt, Ederson, i cili e kupton gjuhën portugeze, dhe aty filloi zënka sërish.

Ofendimet ndaj njëri tjetrit, kacafytjet dhe shtyrjet nuk munguan, duke përfshirë edhe Romelu Lukaku që gjuajti me një shishe anëtarët e Manchester Cityt.

Më së keqi e ka pësuar trajneri i Cityt, Arteta i cili ka marrë lëndime në fytyrë. /Telegrafi/

telegrafi sport app