Arsenali ka shprehur interesim për ta përforcuar repartin ofensivë në afatin kalimtar dimërorë.

Topçinjtë duan me çdo kusht titullin e kampionit dhe trajneri Mikel Arteta po dëshiron ta përforcojë skuadrën në të gjitha repartet.


Reparti ofensivë është më i komplikuar, pasi lojtarët po lëndohen shpesh dhe zëvendësuesit nuk janë të denjë.

west ham uniteds jarrod bowen 850005579

Arsenali e ka në listën e transferimeve sulmuesin anglez të West Ham United, Jarrod Bowen.

26-vjeçari ka shkëlqyer me çekanët dhe pëlqehet shumë nga trajneri Mikel Arteta që ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij.

Bowen këtë edicion ka realizuar pesë gola dhe ka asistuar në dy të tjerë në tetë ndeshje zyrtare.

The Sun ka raportuar se Arsenali është i gatshëm të ofrojë 70 milionë euro për transferimin e anglezit në Emirates Stadium.

Anglezi mbetet lojtari kryesor i West Ham dhe vështirë se londinezët do të lejojnë largimin e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app