Mesfushori brazilian i Napolit, Allan, ka përfunduar në radarin e skuadrës së madhe angleze, Arsenalit.

Arsenali po vëzhgon me vëmendje mesfushorin e Napoliy, Allan.


Sipas mediumit italian Calciomercato.com,mesfushori ka qenë në qendër të ekipit të Napolit në sfidën për titullin e Serie A në këtë sezon.

Dhe braziliani, i cili ka shënuar katër gola për këtë klub, pritet të jetë një objektiv transferimi për klubet më të mëdha të Evropës këtë verë.

Allan 1 Allan është motori i Napolit (Getty Images)

Duke pasur parasysh betejat e tyre të brendshme, Arsenali nuk ka gjasa të jetë në krye të radhës, por kjo nuk e ka ndalur menaxherin e Arsenalit, Arsene Wenger, të bëjë interesimet e para për të.

Napoli janë të bindur se mund të mbajnë 27-vjeçarin, duke pasur parasysh se ai ka një kontratë deri në vitin 2023.

Megjithatë, vera pritet të jetë e nxehtë për Allanin, pasi interesim për të kanë shprehur edhe skuadrat e mëdha italiane, Juventusi dhe Interi.

Allan në të kaluarën ka luajtur edhe për skuadrën brazilian, Vasco de Gama dhe atë italiane, Udinese. /Telegrafi/

telegrafi sport app