LAJMI I FUNDIT:

Arsenali përpilon listën e ngushtë me katër lojtarë për të zëvendësuar Jurrien Timber

Arsenali përpilon listën e ngushtë me katër lojtarë për të zëvendësuar Jurrien Timber

Arsenali thuhet se ka përgatitur një listë të ngushtë me katër lojtarë për të zëvendësuar Jurrien Timber, i cili do të mungojë për një periudhë të rëndësishme gjatë sezonit.

Timber do të mungojë për të paktën gjashtë muajt e ardhshëm, pas lëndimit të ligamentit ACL, duke lënë një mungesë të madhe pas disa ndeshjeve pozitive.

Tani, Topçinjtë po kërkojnë të mbyllin boshllëkun në skuadër të krijuar nga lëndimi i tij dhe ka një listë e ngushtë me katër lojtarë, me disa emra interesant.


Superkompjuteri parashikon tabelën e Ligës Premier për sezonin 23/24 pas vetëm dy ndeshjeve të zhvilluara
Lexo po ashtu Superkompjuteri parashikon tabelën e Ligës Premier për sezonin 23/24 pas vetëm dy ndeshjeve të zhvilluara

Në këtë listë të ngushtë me katër lojtarë, e përbërë nga qendërmbrojtës nga pesë ligat më të mira evropiane, është ylli i Barcelonës, Eric Garcia, i cili është identifikuar si një profil i përshtatshëm për Mikel Arteta.

Ish-ylli i Manchester Cityt nuk ka arritur të sigurojë një vend titullari nën drejtimin e Xavit në Camp Nou dhe ka filluar vetëm 15 ndeshje në sezonin fitues të Barcelonës në La Liga 2022/23.

Kapiteni i Crystal Palace dhe reprezentuesi anglez Marc Guehi është gjithashtu një nga lojtarët në listën e ngushtë të lojtarëve që Topçinjtë po shikojnë.

Guehi ka krijuar një reputacion si një nga mbrojtësit më të qëndrueshëm të Ligën Premier, duke krijuar një partneritet mbresëlënës me Joachim Andersen në Selhurst Park.

Ndërkohë, raportet nga mediat italiane kanë sugjeruar se mungesa e Timber mund të hapë rrugën për një lëvizje të holandezit Perr Schuurs. 23-vjeçari iu bashkua Torinos sezonin e kaluar pasi kaloi shtatë vjet te Ajaxi, ashtu si Timber.

Schuurs është një qendërmbrojtës i anës së djathtë, i cili është rehat me topin dhe mund të jetë një përshtatje e mirë për skuadrën e Artetës.

Një tjetër emër që është lidhur me Topçinjtë është mbrojtësi danez i Galatasaray, Victor Nelsson.

24-vjeçari ka qenë një shtyllë në mbrojtjen e Galatasarayt për dy sezonet e fundit, duke fituar Super Ligën Turke sezonin e kaluar.

Me cilësi të bollshme ende të disponueshme në mesin e qendërmbrojtësve në treg, është e qartë se Edu dhe Arteta do të kenë disa opsione për t’u marrë në konsideratë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Ancelotti e di se ku është pika e dobët e Atleticos - synon ta sulmojë sonte

Ancelotti e di se ku është pika e dobët e Atleticos - synon ta sulmojë sonte

Liga e Kampionëve
Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Premier League
Arteta i ka kërkuar bordit të Arsenalit transferimin e top yllit të Bayernit

Arteta i ka kërkuar bordit të Arsenalit transferimin e top yllit të Bayernit

Premier League
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori