Arsenali luan për top-katërshe, Liverpooli për titull – formacionet zyrtare

Në Emirates Stadium, Arsenali dhe Liverpooli zhvillojnë një nga ndeshjet e mbetura të Ligës Premier.
Topçinjtë mbajnë vendin e katërt në renditjen tabelare me vetëm një pikë më shumë se Manchester Unitedi, porse kanë tri takime më pak të zhvilluara dhe synojnë të përforcohen në top-katërshe.
Në anën tjetër, Redsat e kanë shansin ta ngushtojnë diferencën e pikëve me liderin Manchester City (e cila aktualisht është katër pikë).
Do të shohim një përballje taktikash të trajnerëve Mikel Arteta dhe Jurgen Klopp, të cilët i kanë zgjedhur formacionet startuese.
Formacioni startues i Arsenalit: Ramsdale, Soares, White, Gabriel, Tierney, Partey, Xhaka, Saka, Odegaard, Martinelli, Lacazette.
/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/03/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































