Arsenali ka fituar në shtëpi ndaj Newcastle United me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Ligës Premier.

Skuadra e drejtuar nga Arsene Wenger kthehet tek fitore në kampionatin anglez, pasi pas dy barazimeve radhazi ka mposhtur Newcastlen.


Wilshere Wilshere është kthyer në formën më të mirë të tij dhe Wenger po ia beson vendin e titullarit (Getty Images)

Pjesa e parë e takimit u dominua nga Topçinjtë, të cilët rrezikuan shumë herë, por vetëm një herë arritën ta tundin rrjetën.

Ishte mesfushori gjerman, Mesut Ozil, i cili shënoi për 1-0 në minutën e 23-të një supergol me gjysmë-volej dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve.

Ozil Festa e Ozilit pas shënimit të golit të bukur (Getty Images)

Në pjesën e dytë, ishin përsëri Topçinjtë që dominuan ndeshjen duke krijuar raste të shumta dhe menaxhuar mirë lojë.

Por, fati nuk ishte në anën e tyre për të dyfishuar epërsinë dhe ndeshja përfundoi me rezultatin e pjesës së parë, pra 1-0.

Xhaka Xhaka përsëri ishte pjesë e formacionit titullar të Topçinjve (Getty Images)

Pas kësaj fitore, Arsenali ngjitet në vendin e katërt me 33 pikë, ndërsa Newcastle renditet në pozitën e 18-të me vetëm 15 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, skuadra nga Emirates e pret në shtëpi Liverpoolin, teksa Laraskat udhëtojnë drejt West Hamit. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6bs28p

telegrafi sport app