Arsenali po bëhet gati për lëvizjen e tyre të radhës në afatin kalimtar, teksa janë shumë pranë nënshkrimit me Mikel Merinon.

‘Topçinjtë’ tashmë kanë siguruar blerjen e përhershme të David Rayas pas paraqitjeve të tij të mira në huazim sezonin e kaluar nga Brentfordi, ndërsa transferimi i Riccardo Calafiorit u konfirmua javën e kaluar.


Vëmendja menjëherë është përqendruar tek mesfusha e cila për momentin është e mbështetur vetëm tek Declan Rice.

Mikel Arteta ka identifikuar Mikel Merinon si kandidatin ideal për të qenë partner i Rice, dhe një marrëveshje prej 25 milionë eurosh është afër që të arrihet me Real Sociedadin.

mikel

Sapo të përfundojë transferimi i reprezentuesit spanjoll, Arsenali do të fokusohet që ta kompletojë pjesën e fundit të enigmës.

Ata kanë qenë tash e sa ditë në bisedime me Marseille për shitjen e Nketiah, por që deri më tani palët nuk kanë arritur marrëveshje.

Në momentin që Nketiah largohet, Arsenali më pas do të fokusohet që ta transferojë një sulmues, sipas Evening Standard.

viktor

Identiteti i sulmuesit që Arsenali do ta ketë objektiv nuk është bërë zyrtarisht i ditur, por besohet se do të jetë njëri prej Victor Osimhen ose Viktor Gyokeres, duke marr parasysh interesimin që kishin për ta më herët.

Raportimet javën e kaluar pretenduan se Arsenali po bën gati 60 milionë euro për Gyokeres, por Sporting Lisbona po kërkon që klubet e interesuara ta paguajnë klauzolën e tij të lirimit (80 milionë euro)./Telegrafi/

telegrafi sport app