Arsenali ka shënuar fitore ndaj Southamphtonit me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 20-të në Ligën Premier.

Edhe pse ndeshja nisi keq për Arsenali ata nuk u dorëzuan.


Stuart Armstrong pranoi një top dhe gjuajti bukur për të shënuar për 1-0 që në minutën e tretë.

881a52844b36d3f71e2c365bca7f14fbo2

Por në minutën e 8-të u kthye baraspesha në ndeshje.

Nicolas Pepe shënoi për 1-1 pas një asistimi të bukur të Granit Xhakës.

Në minutën e 39-të, Arsenali kaloi në epërsi. Bukayo Saka shënoi për 2-1, rezultat me të cilin shkuan skuadrat në pushim.

8c6b5f47303c5597e1f8a6e201acd8c0o2

Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol.

Ishte Alexandre Lacazette që gjeti rrjetën në minutën e 73-të për 3-1.

Me këtë fitore ngjitet në vendin e tetë me 30 pikë, pesë më pak se West Ham që mban aktualisht vendin e katërt. /Telegrafi/

telegrafi sport app