LAJMI I FUNDIT:

Arsenali ia premton Emeryt blerjen e Umtitit, por me një kusht

Arsenali ia premton Emeryt blerjen e Umtitit, por me një kusht

Arsenali do të transferojë mbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umtiti, në verë, por vetëm nëse ata fitojnë Ligën e Evropës.

Sipas mediumit britanik The Mirror, trajneri i Topçinjve, Unai Emery është duke u përpjekur për të shtuar përforcime në vijën e fundit këtë verë.

Formacioni i mundshëm i Arsenalit në sezonin e ri me disa transferime
Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Arsenalit në sezonin e ri me disa transferime

Megjithatë, spanjolli nuk është në gjendje ta bëjë këtë derisa ai të mësoj nëse Topçinjtë do të luajnë ose jo në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.


Umtiti aktualisht është një rezervë në ekipin e Barcelonës pas dyshes Gerard Pique dhe Clement Lenglet, dhe ai mund të bjerë edhe më poshtë në renditje nëse katalunasit përfundojnë nënshkrimin e Matthijs de Ligt nga Ajaxi.

Barcelona pritet të shesë nëntë lojtarë këtë verë
Lexo po ashtu Barcelona pritet të shesë nëntë lojtarë këtë verë

Barcelona prandaj ka të ngjarë të pranojë një ofertë prej rreth 50 milionë euro për Umtitin, por Arsenali do të jetë në gjendje të shpenzojë  atë shifër vetëm nëse triumfojnë ndaj Chelseat në javën e ardhshme në finale të Ligës së Evropës.

Pra, kualifikimi në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshme do t’ia bëntë dhuratë Emeryt blerjen e Umtitit. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga
Alban Bushi me një deklaratë bombastike: Ishim në bisedime me dy futbollistë dardanë, por në fund mbetën te Kosova

Alban Bushi me një deklaratë bombastike: Ishim në bisedime me dy futbollistë dardanë, por në fund mbetën te Kosova

Kombëtarja e Shqipërisë
Flick barazoi rekordin e Xavit – por çfarë ndodhi me Barcelonën atë vit

Flick barazoi rekordin e Xavit – por çfarë ndodhi me Barcelonën atë vit

La Liga
Pse goli i Sorloth ndaj Barcelonës nuk u anulua nga VAR-i për prekje të topit me dorë?

Pse goli i Sorloth ndaj Barcelonës nuk u anulua nga VAR-i për prekje të topit me dorë?

La Liga
“Mbylle gojën”, presidenti i Atletico Madridit me tone të ashpra ndaj yllit të Real Madridit

“Mbylle gojën”, presidenti i Atletico Madridit me tone të ashpra ndaj yllit të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Liverpooli e mposht Man Utd në garën për transferimin e yllit brazilian të Ligës Premier

Liverpooli e mposht Man Utd në garën për transferimin e yllit brazilian të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori