Mesut Ozil duket se i ka ditët e numëruar tek skuadra e tij aktuale Arsenal.

Mesfushori gjerman nuk është në planet e klubit për të ardhmen dhe pritet të largohet.


30-vjeçari po shqyrton ofertat që kanë ardhur në drejtim të tij, pasi te Arsenali nuk po e sheh të ardhmen.

Topçinjtë janë gati ta shesin yllin e tyre në janar për një shumë prej 40 milionë euro.

GettyImages 1056907444 (Photo by Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Manchester United duket favorit për të nënshkruar me gjermanin, pasi Jose Mourinho është një adhurues i madh i lojës së tij.

Por Ozil karrierën mund ta vazhdoj edhe në kampionatin italian Serie A.

Tri skuadrat italiane, Roma, Juventus dhe Inter kanë shprehur interesim për ta pasur në radhët e veta gjermanin.

Mbetet të shihet se cilën skuadër do ta zgjedh Ozil, por një gjë është e sigurt se e ardhmja e tij nuk është në Londër. /Telegrafi/

telegrafi sport app