Arsenali është duke udhëhequr garën për shërbimet e anësori të Real Madridit, Marco Asensio – bënë të ditur Calciomercato.

26-vjeçari është njëri nga lojtarët që pritet të largohen nga Los Blancos në afatin kalimtar veror, ashtu që ka tërhequr interesimin e disa klubeve të rëndësishme.


Është raportuar se Milani është favorit për shërbimet e spanjollit, mirëpo kërkesa e lartë për pagën e tij ka bërë që Rossonerët të ngecin në ofertën e tyre.

senmsio (Foto: Instagram/marcoasensio10)

Në këtë situatë, Arsenali është duke kryesuar listën e klubeve që mund ta sigurojnë nënshkrimin e tij.

Asensio do të jetë zyrtarisht i gatshëm për t’u transferuar porsa të hapet afati kalimtar veror. /Telegrafi/

telegrafi sport app