Arsenali është duke tentuar ta transferojë mbrojtësin e Juventusit, Daniele Rugani, në formë huazimi.

Mbrojtësi qendror nuk është në planet e Zonjës së Vjetër për sezonin e ri, andaj po mendojnë që ta largojnë në këtë afat.


Sidoqoftë, kampioni i Serie A-së do të preferonte një shitje përfundimtare të lojtarit, pasi do t'u siguronte atyre fondet e nevojshme për të balancuar financat.

GettyImages 1141945848 Daniele Rugani vs Ajax (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Sipas burime të "The Guardian", thuhet se Gunners kanë biseduar me skuadrën italiane për një marrëveshje huazimi të Ruganit me të drejt blerje në fund të sezonit 2019/20.

Zonja e Vjetër thuhet se po kërkon 53 milionë euro nga shitja e mbrojtësit 25-vjeçar, mirëpo Topçinjtë po refuzojnë ta paguajnë atë.

Rugani ishte kërkuar nga Maurizio Sarri në kohën kur ishte trajner i Chelseat, mirëpo tani duket se gjërat kanë ndryshuar dhe se strategu ka plane të tjera për qendrën e mbrojtjes. /Telegrafi/

telegrafi sport app