Arsenali dhe Real Madridi kanë mbyllur 45 minutat e para me rezultat të barabartë 0-0, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampi 

Ndeshja nisi me të dy skuadrat që ishin të disponuar për lojë, me Arsenalin që kishte rastin e parë të mirë. 


Zhvillohej minuta e 13-të, kur Thomas Partey gjuajti, por goditja e tij u prit nga Thibaut Courtois.  

Gjatë aksionit kishte një prekje me dorë, të mbrojtësit Raul Asencio, por edhe pas rishikimit të VAR, gjyqtari nuk u ftua te ekrani.  

Real Madridi doli bukur në sulm në minutën e 31-të, me Kylian Mbappen që arriti të dal i vetëm pothuajse me David Rayan, ku portieri spanjoll priti gjuajtjen.  

Në minutat e mbetura, të dy ekipet ishin të kujdesshme, duke mos rrezikuar edhe aq. Skuadrat shkojnë në pushim pa gola, me një pjesë të dytë që premton shumë. /Telegrafi/

telegrafi sport app