Arsenali fitoi ndaj Paris Saint Germainit me rezultat 5-1 në miqësoren në kuadër të International Champions Cup.

Golat për Topçinjtë i shënuan: Mesut Ozil (13'), Alexandre Lacazette (67', 71'), Rob Holding (87') dhe Eddie Nketiah (90+4').


Ndërsa golin e vetëm për PSG-në e shënoi Christopher Nkunku në minutën e 60-të nga pika e bardhë.

Por, kjo ndeshje vazhdon të jetë lajm në media, por jo vetëm për rezultatin.

Fillimisht tifozët janë befasuar kur gjyqtari kryesor para fillimit të ndeshjes i ka kërkuar kapitenit të Arsenalit, Mesut Ozil, t'ia nënshkruajë kartonin e verdhë.

https://twitter.com/goal/status/1023230358307987456

Duket se ai ishte një tifoz i madh i yllit të Gjermanisë, por pasi ishte një miqësore, e gjitha kjo kaloi me sportivitet.

Ndërsa, temë tjetër ishte shorti i fillimit të ndeshjes për topin dhe pjesët e fushës.

Gjithmonë jemi mësuar që në këtë rast të përdorët një monedhë, por këtë herë në 'Stadiumin Nacional të Singaporit', u përdor një kartel bankare.

Arsyeja është pasi sponsor i kësaj gare ishte banka Union Pay International. /Telegrafi/

https://twitter.com/ShamoonHafez/status/1023172855897485312

telegrafi sport app