Arsenal ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 14 të Ligës Premier.

Londinezët triumfuan para shikuesve të vetë kundër skuadrës së Huddersfieldit me rezultat 5-0.


Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e para të lojtarëve, ku Shkodran Mustafi dhe Aaron Ramsey morën notat më të larta 8.4.

Lossl, portieri i Hudersfieldit u vlerësua me notën më të ultë 5.0 ndërsa dy shqiptarët tjerë patën paraqitje solide.

Mesfushori Granit Xhaka mori notën 8 ndërsa mbrojtësi Florent Hadërgjonaj i mysafirëve u vlerësua me 5.8.

Pas kësaj, Arsenali mbetet në pozitën e katërt me 28 pikë ndërsa Huddersfield zë vendin e 14 në saje të 15 pikëve. /Telegrafi/ Arsenal

Notat arsenal 1

Huddersfield

Notat arsenal 2

telegrafi sport app