"The Nun” është kapitulli më i ri - dhe më i errët - në Universin e filmave “Conjuring” . Ajo paraprin ngjarjet e filmave të mëparshëm: "Annabelle: Creation", "Annabelle", "The Conjuring" dhe "Conjuring 2."

Më 6 shtator, Cineplexx organizon eventin Horror Night , me filmin e shumëpritur nga regjisori Corin Hardy, “The Nun”. Për të ju përshtatur natyrës së filmit, Cineplexx për “Horror Night” do të sjellë një atmosferë horrori me dekorime të frikshme!


foto 2 3

Një prift me një të kaluar të komplikuar dhe një murgeshë fillestare dërgohen nga Vatikani për të hetuar vdekjen e një murgeshë të re në Rumani dhe për t'u përballur me një forcë të ligë në formën e një murgeshë demonike. Duke rrezikuar jo vetëm jetën e tyre, por edhe besimin dhe shpirtrat e tyre, ata përballen me një forcë keqdashëse në formën e një murgeshe të njëjtë demonik që terrorizoi audiencat në The Conjuring 2.

Më poshtë gjeni trailerin e filmit "The Nun":

Aktorët e këtij filmi janë: inominuari për Oscar Demian Bichir në rolin e “Father Burke”, Taissa Farmiga në rolin e “Sister Irene”, Jonas Bloquet në rolin e “Elle”. Këta aktorë njihen për paraqitjet e tyre në filmin A Better Life, si dhe serialet American Horror Story dhe Game of Thrones.

foto 3 5

Biletat për “The Nun” mund t’i blini çdo ditë në Cineplexx, prej orës 15:00. Për më tepër klikoni KËTU. /Telegrafi/