Sulmuesi më i mirë turk këtë vit, Cenk Tosun pritet ta braktisë kampionatin shtetëror.

Reprezentuesi i Turqisë ka arritur marrëveshje me skuadrën e njohur angleze Everton.


Sipas medieve turke lojtari ka pranuar të nënshkruajë kontratë afatgjate me Evertonin për katër vite e gjysmë.

cenk

Ndërkohë është zbuluar edhe paga që Tosun do ta fitojë në Ligën Premier.

Numri nëntë i Turqisë do të marrë pagë vjetore prej katër milionë eurove neto në vit.

Nga largimi i Tosunit në drejtim të Evertonit, kampioni aktual i Turqisë, Besiktas do të fitojë 25 milionë euro.

Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të bëhet gjatë ditëve në vijim. /Telegrafi/

telegrafi sport app