LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet shqiptari në Athina, policia greke: Mik me Alket Rizain

Arrestohet shqiptari në Athina, policia greke: Mik me Alket Rizain

Policia greke ka arrestuar pasditen e së martës një 48-vjeçar shqiptar në aeroportin “Eleftherios Venizelos” të Athinës.

Sipas mediave greke, 48-vjeçari është një person me precedentë të rezikshëm kriminal. Ai njihet në Greqi me nofkën “Takis shqiptari” dhe është mik i Alket Rizait, me të cilin u arrestua në vitin 2021 në Lamia, së bashku me një biznesmen të njohur.

48-vjeçari shqiptar akuzohet për një vrasje të ndoshur në lokalin “Joy” në Glyfada në vitin 2017 , ku u ekzekutua një person.


Autoritetet e arrestuan shqiptarin pasi një urdhër arresti ishte lëshuar edhe për një rast tjetër të 10 viteve më parë, që kishte të bënte me shpërthimin e një makine Smart në Attiki Odos.

Në atentatin e vitit 2014 që tronditi Athinën asokohe u ekzekutua një tjetër shtetas shqiptar me precedentë të rëndë kriminale, ndërkohë që i plagosur rëndë mbeti pasgjeri në automjet.

“48-vjeçari shqiptar, i cili nuk jeton në Greqi, konsiderohet nga autoritetet si shumë mizor dhe emri i tij është përfshirë në çështje shumë të rënda kriminale, madje edhe vrasje”, shkruajnë mediat greke.

Njoftimi i Policisë greke:

Departamenti i Sigurisë në Drejtorinë e Policisë së Aeroportit të Athinës arrestoi pasditen e djeshme, të martën, 30 janar 2024, në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës, një 48-vjeçar, që kishte një urdhër-arresti.

Në kuadër të kontrollit kufitar, u konstatua se ndaj tij ishte në pritje masa e ndalimit të daljes nga vendi, ndërsa nga kontrolli i mëtejshëm rezultoi se ai kishte një urdhër arresti nga autoritetet hetimore për veprën penale të vrasjes nga pakujdesia dhe shpërthimi.

I arrestuari shqiptar u dërgua në organin e prokurorisë kompetente.

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori