Autoritet shqiptare kanë arrestuar një mbështetës të Shtetit Islamik, mësohet se është vënë në pranga Bledar Zeneli.
Ky i fundit dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Nxitjes thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitjes së urrejtjes ose grindjeve”.
Arrestimi i tij ka ardhur pas dy vitesh hetime nga Antiterrori, i kryer me metoda speciale.
Sipas njoftimit, nëpërmjet rrjeteve sociale dhe aplikacioneve te ndryshme “Facebook”, “Twitter”, “Telegram”, ai publikonte artikuj, materiale radikale, ekstremiste, propagandistike dhe statuse, në mbështetje të shtetit Islamik dhe kundra koalicionit global antiterrorizëm.
“Ndalimi i këtij shtetasi u be pas një hetimi intensiv dy vjeçar, te kryer me metoda speciale të hetimit nga Drejtoria e Antiterrorit nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, ku dyshohej se nëpërmjet rrjeteve sociale dhe aplikacioneve te ndryshme ‘Facebook’, ‘Twitter’, ‘Telegram’, publikonte artikuj, materiale radikale, ekstremiste, propagandistike dhe statuse, në mbështetje të shtetit Islamik dhe kundra koalicionit global antiterrorizëm”, thuhet në njoftimin e SPAK. /Telegrafi/