Gjyqtari hetues i Gjykatës Themelore në Podgoricë i ka caktuar masën e paraburgimit deri në 30 ditë për Predrag Mirotic (31), të vetmin të arrestuar në operacionin “Tuneli”.

Kështu ka thënë për “Vijesti” përfaqësuesja e tij ligjore, avokatja Tijana Zhivkoviq, e cila ka paralajmëruar ankesë ndaj vendimit të gjyqtares.


Zhivkoviq shpjegoi se më parë ishte lëshuar një urdhër për kryerjen e një hetimi në lidhje me të gjithë të dyshuarit.

5518712 predrag mirotic ls

Ajo tha se arsyet për caktimin e paraburgimit janë të njëjta me ato për të cilat klienti i saj ishte ndaluar më parë nga prokurori.

Prokuroria themelore shtetërore në Podgoricë dyshon se katër shtetas të Serbisë - Veljko Markoviq (32), Milan Markoviq (53), Dejan Jovanoviq (30) dhe Vladimir Eriq (32), - se nga fundi i korrikut deri më 11 shtator hapën një tunel për në depon e gjykatës.

Ndryshe, tuneli nëntokësor, 30 metra i gjatë, nga bodrumi i një banesë në qendër të Podgoricës deri në depon e Gjykatës së Lartë, u zbulua më 11 shtator. /Telegrafi/