Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin se ka fyer dhe ofenduar vëllain e tij pas një mosmarrëveshje rreth pronës.

Rasti ka ndodhur më 25 korrik, transmeton Telegrafi.


"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje rreth pronës, ka fyer dhe ofenduar viktimën mashkull kosovar, -vëllain e tij", njoftoi policia.

Palët gjatë intervistimit nuk kanë prezantuar ndonjë dëshmi mbi pronësinë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/