Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dyshohet për shantazh dhe materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve

Foto: Ilustrim
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar për kanosje, shantazh dhe materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.
Rasti ka ndodhur të enjten në Fushë Kosovë.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e cekura ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/03/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































