Arrestohet një i mitur për tentim vrasje në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të miturin M.G, i dyshuar për tentim-vrasje.
I dyshuari ka qenë në kërkim nga ana e policisë, për një rast tentim vrasje që ka ndodhur me datën 04.11.2025, në rrugën “Mark Sopi“, në Prishtinë.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës duke punuar me vendosmëri dhe përkushtim për kapjen e personave që dyshohen të jenë të implikuar në veprimtari kriminale, dokumentimin ligjor të veprimeve të tyre kriminale si dhe vënien e tyre para drejtësisë”, thuhet në njoftim.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/


















































