Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë kosovar në lidhje me një rast dhune në familje, ku ai dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës grua kosovare.

Pas arrestimit dhe intervistimit të të dyshuarit, Prokuroria e Pejës ka marrë vendim që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.


Për këtë rast janë iniciuar hetime të mëtejshme për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa autoritetet vazhdojnë të punojnë për mbrojtjen e viktimës dhe sigurinë e saj./Telegrafi/