LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet në Holandë atentatori i familjes Çapja

Arrestohet në Holandë atentatori i familjes Çapja

Interpol Tirana ra në gjurmët e atentatorit të dyshuar për vrasjen e tre personave në Elbasan vitin e shkuar dhe plagosjen e disa të tjerëve, mes të cilëve edhe një punonjëse policie. Ai u arresua nga Policia e Roterdamit në Holandë dhe pritet ekstradimi i tij.

Në 6 qershor të vitit 2016, në Elbasan, i dyshuari Shkëlzen Hasanpapaj, 19 vjeç, hapi zjarr në afërsi të Prokurorisë së Elbasanit mbi një automjet ku udhëtonte Florenc Çapja. Ky i fundit i shpëtoi atentatit, por aty mbeti e plagosur një punonjëse policie dhe miku i shënjestrës së atentatit.

Seksioni kundër Krimeve të Rënda në polici u vu në kërkim të këtij autori pasi kishte dokuemntuar autorësinë e kësaj vepre penale. Pasi lëvizi në disa shtete europiane, Hasanpapaj u kap në Holandë, pasi policia shqiptare kishte dërguar të dhënat që dispononte për të. Hasanpapaj, me origjinë nga Tropoja, mendohet që të jetë një vrasës me pagesë dhe policia dyshon se ai është përdorur nga familja në hasmëri me fisin Çapja në Elbasan.


Ekstradimi tij nga Holanda pritet të hedhë dritë edhe mbi një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në vitin 2016, ajo e vrasjes së tre anëtarëve të familjes Çapja në Elbasan, në lokalin e tyre dhe plagosja e 8 të tjerëve. Edhe për këtë ngjarje, 19-vjeçari është i dyshuar, pavarësisht se për këtë krim ende nuk është ngritur një akuzë për të.

Arrestimi i tij u krye nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, për ngjarjen e ndodhur në qershor.