Një person është arrestuar nga Policia e Gjilanit nën dyshimet për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh.

Në komunikatë, policia thekson se i njëjti ishte në kërkim për shkak të kësaj vepre penale.


“Më 14.05.2025 është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti ishte vendosur në kërkim për shkak të veprave penale të lartcekura”, thuhet në njoftim.

I njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“I dyshuari pas intervistimit në prezencë të avokatit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në komunikatë. /Telegrafi/