Arrestohet në flagrancë i dyshuari për fajde në Mitrovicë

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale Mitrovicë-Jugu kanë zhvilluar hetime intensive lidhur me një person, për të cilin kishte dyshim të bazuar për përfshirje në veprën penale të ‘Fajdesë’ .
Më datën 19.11.2025 rreth orës 19:00 është arritur që të arrestohet personi i dyshuar R.G., (1988), i cili në kohën e arrestimit po kryente veprën për të cilën dyshohej.
“Me urdhër të gjykatës është kryer kontrolli në objektin banesorë, dhe objektet ndihmëse pronë e të dyshuarit, ku janë konfiskuar dëshmi që lidhen me rastin”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































