LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 23 vjeçari në Prishtinë – mëngjesin e sotëm kreu vjedhje në një lokal te “Kafet e Vogla”

Arrestohet 23 vjeçari në Prishtinë – mëngjesin e sotëm kreu vjedhje në një lokal te “Kafet e Vogla”
Foto: Ilustrim

Një 23 vjeçar është arrestuar sot në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer vjedhje në një lokal në rrugën “Fehmi Agani”.

Kështu ka bërë të ditur  policia përmes një njoftimi për media.

“Nga zyrtarët policor të stacionit Qendra në Prishtinë , është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje të rëndë. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 03:00 , në një lokal në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë”, thuhet në njoftim.


Policia tek i dyshuari ka sekuestruar një thikë dhe prova të tjera.

“Ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve policor të stacionit Qendra,  ai që ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, të cilit i kanë sekuestruar një thikë dhe prova të tjera që ndërlidhen me rastin.

Personi i dyshuar: B.T,mashkull, 23 vjeç, me vendimin e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/