LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre të dyshuar për veprat penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’

Arrestohen tre të dyshuar për veprat penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’
Foto: Ilustrim

Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Prizren, njofton se në fillim të qershorit të këtij viti, ka pranuar informatën lidhur me dyshimet për përfshirjen e disa të dyshuarve në veprimtari penale.

Sipas njoftimit për media pas fazës së hetimit fillestar hetuesit policorë kanë siguruar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prizren për zbatim të masave të fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit.

“Gjatë zbatimit të masave dhe veprimeve hetimore janë siguruar dëshmi të mjaftueshme se të dyshuarit janë të përfshirë në kryerjen e dy veprave penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’. Të dyshuarit në periudha të ndryshme kohore, duke filluar nga viti 2014, dyshohet se kanë përfituar duke ofruar fajde në shumën prej 33 500 (tridhjetë e tre mijë e pesëqind) euro ndaj tre ankuesve dhe nga fajdeja kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme njëzet mijë (20 000) euro dhe 8.8
ari tokë me vlerë rreth 80 000 (tetëdhjetë mijë) euro. Mbi bazën e këtyre dyshimeve, më 17.10.2019 është zbatuar urdhëresa e Gjykatës Themelore
Prizren për urdhër-kontroll, ku janë kontrolluar tri shtëpi dhe dy lokale përcjellëse, pronë e tre të dyshuarve”, thuhet në njoftim.


Ndër të tjera sipas njoftimit personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë:
 S. M. lindur me 1970 m/sh/k
 B. M. lindur me 1981 m/sh/k
 B. M. lindur me 1966 m/sh/k

“Gjatë kontrollit në cilësi të dëshmive janë gjetur dhe janë sekuestruar: – gjashtëmbëdhjetë (16) dokumente/kontrata mbi shitblerjen e pronave dhe automjeteve;
– tre mijë e tetëqind e pesëdhjetë (3850) euro; – një telefon mobil. Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari i parë është ndaluar për 48 orë, ndërsa po vazhdohet me hetime për të grumbulluar dëshmi relevante edhe për dy të dyshuarit e tjerë”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Kalo në kategori